Lajme

Cakaj në Bratislavë takon Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 07 December 2019

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij në Bratislavë ka takuar edhe takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Në këtë takim u diskutua për kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO’së, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka njoftuar Cakaja përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

“Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024”, ka thënë ai.

Po ashtu pjesë e diskutimeve ishin edhe prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera