Lajme

Cakaj: Mohimi dhe përgënjeshtrimi i Masakrës së Reçakut është skandaloz

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 06 December 2019

Gent Cakaj, ushtrues detyre i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave të Vuçiqit për maskarën e Reçakut.

Ai i konsideron skandaloze këto deklarata dhe tha se aktet e shtrembërimit të së vërtetës ofendojnë viktimat dhe prishin përpjekjet për pajtim, shkruan gazeta inFokus.

Ai gjithashtu tha se kryerësit e kësaj duhet të dënohen.

-Advertisement-

“J. Goebbels e propagandës së Millosheviçit tani u shndërrua në një kampion të mohimit, përgenjështrimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Akterët duhet të dënojnë vepra të tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit.#Masakra #Reçak nuk do të harrohet kurrë”, shkruan Cakaj në tëitter/Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera