Lajme

 Cakaj: I rëndësishëm fakti që nuk ka pasur viktima nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 September 2019

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka falënderuar të dielën vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.

“Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë! Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbe 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur,” shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

 

-Advertisement-

Ai nënvizon se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet fakti që nuk ka pasur viktima.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera