Lajme

Cakaj e Rama takohen me homologët nga Holanda, temë bashkëpunimi e solidarizimi pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 04 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me Ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn, kanë pritur në takim homologët e tyre nga Holanda.

Në takim me ta Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Ministrin e Jashtëm, Stef Blok, Cakaj tha që u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve, shkruan gazeta inFokus.

Por, veç kësaj, temë që u diskutua ishte edhe solidarizimi që u tregua nga Holanda me rastin e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë.

-Advertisement-

“Diskutuam për shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin ?!”, shkroi në profilin e tij në Facebook, Gent Cakaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera