Lajme

Cakaj: Dyert e institucioneve në Shqipërisë janë të hapura për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 18 October 2019

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i mirëseardhur në Tiranë.

“Dyert e institucioneve të Shqipërisë janë për të ta hapura gjithmonë”, ka thënë Cakaj në “Real Story”.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”.

-Advertisement-

 

Cakaj ka dhënë këto përgjigje duke folur për paralajmërimin e Kurti këto ditë do të jetë për vizitë në Tiranë, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera