Sport

Cadizi ia nxjerrë një pikë në fund të ndeshjes Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 21 February 2021

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cadizit, në sfidën e vlefshme për xhiron e 24-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Camp Now’, skuadra e Barcelonës ishte duke fituar deri në fund me golin e shënuar nga Lionel Messi në minutën e 31’ nga pika e bardhë.

Kur pritje që ndeshja të mbyllej me fitoren e katalunasëve, në skenë doli Aleix Fernandez, i cili në minutën e 89’ barazoi shifrat dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 1-1.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet e treta me 47 pikë, kurse Cadizi renditet i 14-ti me 25 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera