Lajme

Bytyqi uron mësuesit në ditën botërore të tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 05 October 2018

Ministri i Arsimit Shkencës dhe teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar mësuesit në ditën botërore të tyre.

Bytyqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se profesioni I mësuesit është i shenjtë, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, në Ditën Botërore të Mësuesit, kujtojmë gjithë rrugëtimin e mësuesve tanë në zhdukjen e analfabetizmit, në arritjen deri te liria, në bërjen e shtetit të Kosovës. Pra, roli i mësuesit është gjithmonë më i rëndësishmi! Profesioni i mësuesit është i shenjtë!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai po ashtu është zotuar se do të krijojnë mundësi të reja për mësuesit që të jenë të përgatitur.

“Dhe, kjo ditë që shënohet në mbarë botën për ta vënë në vëmendjen tonë rolin e mësuesit, Kosovën e gjeti me një risi, pikërisht që ka të bëj me ngritjen në karrierë të mësuesve. Para pak ditësh filloi procesi i Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve. Ne zotohemi se do të krijojmë gjithmonë mundësi të reja, që mësuesit tanë të jenë gjithmonë të përgatitur dhe në nivelin e detyrës!”, ka përfunduar Bytyqi.

Ndryshe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera