Lajme

Bytyqi: Standardi i arsimit të jetë në një nivel tjetër

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 07 March 2018

Ilmije Dumani nga Komuna e Prishtina është shpërblyer me çmimin tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se mësimdhënësit në çdo kohë kanë ditur të rreshtohen edhe për dije, edhe për çlirim.

“Prandaj, e kemi obligim t’i përkujtojmë këta mësues dhe në ditët e sotme duhet të dimë t’i çmojmë. Neve si institucion, si MASHT, na takon që minimumi t’ju ftojmë kështu si sot dhe t’ju urojmë Ditën e Mësuesit”, ka thënë ministri Bytyqi.

-Advertisement-

Ai tha se kjo do të jetë një shtytje për mësimdhënësit, se MASHT po tregon përkushtimin dhe përkujdesjen e duhur për ta.

“Na presin shumë angazhime. Kemi nevojë që standardi i arsimit të jetë në një nivel tjetër. Nëse të gjithë angazhohemi, do t’ia dalim që të kemi një sistem më të mirë arsimor dhe të rinjtë tanë të jenë në të njëjtin nivel me të gjithë të rinjtë e vendeve tjera”, është shprehur ministri Bytyqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera