Lajme

Bytyqi për deklaratën e fundit të kryeministrit: Nga Kurti mund të pritet gjithçka, ky njeri me çdo veprim po e dëmton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 26 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit që ka zhvilluar mbrëmë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku tha se Asociacioni s’e ka kaluar testin në Kushtetuese.

Lidhur me këtë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha  se çdo veprim i Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën dhe sipas saj, nga kryeministri mund të pritet gjithçka.

“Unë nuk mund ta di se cilat janë planet e z.Kurtit, por ajo që di është se nga ky njeri tash mund të pritet gjithçka. Dmth me veprimet e tij, ai është vetëm duke dëmtuar këtë vend. Sa ka thënë diçka, pastaj ka dal dhe e ka demantuar veten në pothuajse secilin veprim e vendim që e ka marr”, tha Bytyqi.

-Advertisement-

Bytyqu shtoi se më e rëndësishmja në këtë fazë të dialogut me Serbinë, është që të mos dëmtohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar.

“Ajo çka është e rëndësishme është që të mos bëhen hapa që e dëmtojnë shtetin tonë, ku dëmtohen marrëdhëniet me aleatët tanë që na kanë ndihmuar aq shumë në rrugën e shtetndërtimit”, tha Bytyqi.

“Asociacioni gjithsesi duhet të jetë siç e ka paraparë Kushtetuesja dhe se çdo marrëveshje me patjetër duhet ta ketë njohjen e Kosovës nga Serbia”, tha Bytyqi për GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera