Lajme

Bytyqi: Kosova ka nevojë për modelin e arsimit gjerman

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 06 December 2018

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi njoftoi se bashkë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kanë takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Kristian Heldt dhe udhëheqësin e projektit CDBE të GIZ Boris Scharlowski më të cilët kanë biseduar për zhvillimet në arsim.

Përmes një postimi në Facebook Bytyqi ka bërë ditur se në këtë takim u theksua rëndësia e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman.

“U theksua nevoja e angazhimit permanent të të gjithë faktorëve në përmirësimin e arsimit, rëndësinë e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së” thuhet ndër të tjera në shkrimin e Bytyqit.

-Advertisement-

Në këtë takim u diskutua edhe për e buxhetit për 12 për qind për vitin 2019, si hap i parë në përmirësimin e arsimit në vend.

“Gjatë këtij takimi, gjithashtu folëm edhe për nevojën e angazhimit maksimal për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional dual (ndërlidhja e mësimit teorik me atë praktik) sipas modeleve dhe praktikave gjermane dhe të vendeve tjera evropiane” shkruan Ministri Bytyqi.

Ministri i Arsimit së bashku me kryeministrin falënderuan ambasadorin Heldt dhe z. Scharlowski për kontributin e shtetit gjerman dhe organizatës GIZ, në ngritjen e cilësisë së arsimit, si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera