Bytyqi: Fuqizimi i Inspektoratit të Arsimit ngrit cilësinë në arsim
Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 27 Mars 2018
Ligji për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë dhe fuqizimi i inspektoratit do të ndihmojë në ngritje të cilësisë së arsimit.
Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi me rastin e dëgjimit publik për projektligjin mbi inspektoratin e arsimit.
Ministri Bytyqi tha se me këtë ligj do të hapen shumë mundësi që puna kyçe e inspektoratit të jetë në vlerësimin e cilësisë. Ai tha se nga ky ligj vërejnë, se përveç kontrollit të cilësisë, kanë edhe pjesën e edukimit e cila iu ndihmon shumë.
“Shihet një pjesë e madhe që kemi autorizime shtesë për inspektoratin që e ka qëllimin e vetëm pra ngritjen e cilësisë. Faktikisht, me këtë ligj ne do të kemi mundësi që të prekim gjëra shumë më shumë në terren, në pjesën ku është më e ndjeshme tek mësimdhënësit që është edhe baza apo themeli i asaj që ne vazhdimisht po prononcojmë se duhet të kemi një ngritje të cilësisë direkt në mësimdhënie. Po ashtu, edhe te pjesa e arsimit të lartë ku do të jetë një mbikëqyrje e zbatueshme së legjislacionit që e ka të drejtën inspektorati me ligjin që pritet të miratohet. Konsideroj që vërtet është një ligj i veçantë, sepse është më i rëndësishmi brenda Ministrisë së Arsimit”, tha ministri Bytyqi.
Edhe kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Ismail Kurteshi, tha se qëllim i tyre është që të bëjnë një projektligj të kompletuar.
“Qëllimi jonë i përbashkët i komisionit edhe i Ministrisë së Arsimit është që ta nxjerrim një projektligj sa më të kompletuar, sa më të mirë, sepse konsideroj se me këtë projektligj lidhet cilësia në arsim. Ky projektligj ndikon në ngritjen e cilësisë, prandaj si të tillë ta trajtojmë dhe të punojmë me përkushtimin më të madh”, tha Kurteshi.
Drejtori i Qendrës për Arsim, Dukagjin Pupovci, paraqiti vërejtjen sa i përket përfshirjes së inspektoratit në procesin e licencimit dhe vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.
“Nuk mendoj se inspektorati duhet të ketë rol afatgjatë në licencimin e mësimdhënësve. Kjo është një funksion tjetër, bie ndesh me funksionin kontrollues të inspektoratit, sepse po merret me individin, nuk po merret me institucionin, do të thotë në një mënyrë po i ofron shërbime njerëzve të interesuar se për licencim nëse dikush diplomon në fakultet dhe dëshiron të licencohet, atëherë ai do të drejtohet tek organi që është kompetent për licencim. Tash, inspektorati a po del organ për ofrimin e shërbimeve apo del organ për ushtrimin e kontrollit. Nëse për një periudhë të përkohshme tre, katërvjeçare duhet të bëhet një gjë e tillë, atëherë unë mendoj se kjo mund të rregullohet me udhëzim administrativ dhe pas asaj periudhe të shihet, ose krijohet në ministri një njësi për licencimin e mësimdhënësve ose i delegohet ndonjë institucioni siç është fakulteti, universiteti”, tha ai.
Drejtori i Inspektimit në MASHT, Dëfrim Gashi, ka dhënë arsyen e tij se pse kanë menduar se është mirë që inspektorati të merret me licencimin e mësimdhënësve.
“Ne kemi menduar se inspektorati e ka pikërisht në fazën e parë rëndësinë shumë të madhe me qenë dhe me u marrë me licencimin e mësimdhënësve. Arsyeja është kjo, ne duhet të krijojmë një databazë, ashtu edhe e kemi bërë pjesën më të madhe të punës së deritanishme që ka të bëjë me licencimin e mësimdhënësve ku janë diku mbi 20 mijë janë licencuar nga Inspektorati i arsimit, në fazën e parë të licencimit edhe ashtu e kemi mbaruar ne. Tjetra është se me krijimin e databazës na jepet mundësia të mendojmë për një partner tjetër, i cili mund të merret ekskluzivisht me licencimin e mësimdhënësve. Por, në këtë fazë jemi të rëndësishëm”, tha Gashi.
Në projektligjin për inspektoratin e arsimit është paraparë që funksioni i inspektoratit të jetë kontrollues, këshillues, informues dhe të përhapë praktika të mira mes institucioneve. Ndërsa, llojet e inspektimit të jenë i përgjithshëm, tematik, emergjent, ri inspektim dhe vlerësim i performancës.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
































