Bytyqi falënderon vullnetarët amerikanë: Arsimit kosovar i duhet përvoja amerikane
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 10 August 2018
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie të premten ka marr pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të pestë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Bytyqi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se vullnetarët për dy vite do të angazhohen në shkollat tona për mësimdhënie të gjuhës angleze, shkruan gazeta inFokus.
I pari i MASHT-it ka thënë gjithashtu se arsimi në Kosovë ka nevojë për depolizitim dhe ecje me hapa më të shpejtë duke marrë edhe nga përvojat amerikanë që të arrihet arsim më i mitë dhe cilësor.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Bytyqit:
” Një arsim i mirë është lufta që kemi përpara dhe këtë luftë duhet ta fitojmë si shoqëri.
Së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie, morëm pesë në ceremoninë e betimit të grupit të pestë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët për dy vite do të angazhohen në shkollat tona për mësimdhënie të gjuhës angleze.
U ndjeva i privilegjuar që isha pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, me rastin e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, që të jenë pjesë e procesit të mësimdhënies në shkollat tona, duke sjellë kështu përvojat më të mira amerikane.
Sot mësojmë anglisht me vullnetarë amerikanë, jetojmë dhe i takojmë botës së lirë, andaj edhe standardet e arsimit duhet ti arrijmë po ato që ka edhe bota perëndimore. Duke njohur nevojat e vendit për arsim të mirë, pa të cilin nuk ka cilësi jete, as ekonomi që garanton cilësinë e saj, jemi vënë përkushtueshëm në rritjen e standardeve, andaj praktikat që Korpusi i Paqes kultivon në përvojën e tij dhe traditën e arsimit amerikan janë një vlerë të cilën duhet të përpiqemi orë e çast, ta përvetësojmë në vazhdimësi.
Sistemi ynë i arsimit dhe praktikat e tij , mësimdhënia dhe mësimnxënia sigurisht se kanë goxha ngjashmëri me arsimin në Amerikë, por edhe dallueshmëri praktikash që çojnë në sukses më të madh.
Historia e re na ka dhënë shumë mësime, miqtë tanë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po na rrinë përgjatë gjithë kësaj historie të re në krah dhe po na ndihmojnë shumë që ta bëjmë shtetin e së drejtës, ta bëjmë demokracinë, bindjen tonë, shtetin funksional dhe shoqërinë e prosperueshme, të kapim standardet në gjithë fushat e jetës, me to edhe të arsimit.
Vetëm një arsim i mirë e funksionalizon suksesshëm ekonominë e vendit në gjithë resurset e saj. Kjo është lufta që kemi përpara dhe këtë luftë duhet ta fitojmë si shoqëri.
Arsimi në Kosovë, ka nevojë për depolitizim dhe shembulli më i mirë se kjo mund të arrihet është Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC). Ne me vendosmëri do të vazhdojmë edhe në segmentet tjera të arsimit me praktika të tilla pavarësisht sfidave dhe pengesave.
Neve na duhet një ecje më e shpejt nga sa kemi ecur deri më tani, na duhen përvojat amerikane për ta bërë një arsim më të mirë. Rrita e Korpusit të Paqes dhe suksesi i tij, besoj se në një të ardhme do mbetet element i procesit tonë të arsimit.
Në fund, kam falënderuar vullnetarët e Korpusit të Paqes për angazhimin, iniciativën, punën dhe për energjitë pozitive që rrezatojnë në Kosovë.”/inFokus.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...