Lajme

Bytyqi: Diskriminimi gjinor do të zhduket nga tekstet shkollore

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 08 March 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se ministria që ai drejton po punon që diskriminimi gjinor të zhduket nga tekstet shkollore dhe përmes kurrikulave të vetëdijesohen gjeneratat e reja.

Këto i bëri të ditur në Konferencën e organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me temën: “Gratë në Universitetin e Prishtinës – mundësitë, përparësitë, e ardhmja”, shkruan Infokusi.

Ministri Bytyqi gjithashtu tha se roli i gruas në çdo shoqëri është esencial për zhvillimin e familjes, e cila është baza e shtetit.

-Advertisement-

“Sot kemi shumë vajza që studiojnë dhe tregojnë suksese në universitete me renome dhe na bëjnë të krenohemi me të arriturat e tyre”, tha Bytyçi.

Ai theksoi se tashmë situata ka ndryshuar për të mirë, por ende duhet punë e përbashkët për përmirësimin e pozitës së femrës në shoqërinë.

“Në Kosovë, nuk mungoi asnjëherë angazhimi për të përmirësuar pozitën e gruas. Nuk ishte e lehtë, sepse fillimisht duhet të zhdukej analfabetizmi në shoqërinë tonë, dukuri që e kishte vështirësuar tej mase lirinë dhe veprimin e gruas”, tha ministri Bytyqi. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera