Lajme

Bytyqi: Bursat e studentëve duhet të jenë më të larta

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 05 January 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim  Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, me të cilët ka biseduar lidhur me vendimin e MAShT për dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare për Institutin e Historisë.

“Gjithashtu, diskutuam edhe rreth çështjes së bursave për studentët, ku theksova se bursat e studentëve duhet të jenë më të larta se sa që janë aktualisht, në mënyrë që të krijojmë më shumë mundësi dhe të motivojmë të rinjtë tanë për studime sa më cilësore gjatë kohës së shkollimit të lartë”, ka shkruar ministri Bytyqi në profilin e tij në facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera