Bytyçi: Tragjikomedia e Albinit dhe Ises
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 13 December 2019
Avni Btyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ironizuar me takimet e realizuara deri tani ndërmjet Albin Kirtit e Isa Mustafës për arritjen e koalicionit qeveritar.
Bytyçi ka numëruar kohën e shkuar deri tani prej datës së zgjedhjeve, ndërsa ka përmendur “ujdinë” e arritur tashmë nga Kurti e Mustafa e cila ka përcaktuar se cili kryetar partie do të zgjedh i pari nga pushteti i ardhshëm që synojnë ta udhëheqin.
“68 ditë, 1632 orë apo 97,920 minuta kanë kaluar që nga përfundimi i Zgjedhjeve, ndërsa formimi i qeverisë ende nuk shihet në horizont. Arritja më e madhe deri më tani ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës është se kush do të zgjedhë i pari një ministri. E ku na mbeti platforma e shpresës?”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Fa ebook.
Ai ka shtruar disa pyetje për rezultatet që kanë prodhuar takimet e deritashme nga Kurti e Mustafa.
“Në bazë të së cilës praktikë të mirë ata ndërtuan platformën e tyre për t’i ndarë fushat e përgjegjësisë? Në bazë të rregullave të tenisit apo kriketit? Tani thjeshtë pramendone këtë koalicion gjatë qeverisjes ku do të menaxhohet me të mirën publike. Jam shumë kurioz të di në bazë cilës praktikê do të merren vendimet. Me hudhje të monedhës duke pyetur Albini profesorin: “prof a turr a jaz” (koka apo numri)?
Papërgjegjësi dhe paaftësi në maksimum dhe sikurse të mos ishte interesi publik, Albini me Isen do të kishin merituar çmimin për tragji-komedinë e vitit me titullin “Koalicioni i Shpresës””, ka shkruar Bytyçi.
Të tjera
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...
-
Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...