Lajme

Bytyçi – Shala do të mbetet shembull i mjekut të përkushtuar

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 14 August 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për nder të jetës dhe veprës së profesorit, Mujë Shala.

Bytyçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Shala ishte shembull i një mjeku të përkushtuar ndërsa emri i tij nuk do të shuhet asnjëherë, shkruan gazeta inFokus.

Në postim gjithashtu u shprehur ngushëllime familjes Shala.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin  e Bytyçit.

” Sot, në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për nder të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Mujë Shalës.

Urtësia, ndershmëria, profesionalizimi, puna dhe kontributi i tij ka mbjellë paharrueshmërinë e tij tek familja, tek ne e për shumë breza të ardhshëm.

Profesor Shala është shembulli më i mirë i një mjeku të përkushtuar, i cili gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka punuar për mjekësi më të fortë të vendit tonë. Emri i tij nuk do të shuhet asnjëherë sepse gjeneratat e ardhshme do të ndjekin hapat që ka hedhur gjatë kontributit të tij me dekada në lëminë e mjekësisë.

E nderuar Familja Shala, pranoni ngushëllimet e sinqerta nga unë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Prof. Dr. Mujë Shalës i çoftë i lehtë dheu i atdheut tonë që aq shumë e deshi dhe kontribuoi tërë jetën për të.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera