Lajme

Bytyçi: PDK nuk e voton asnjë qeveri që nuk udhëheq me të

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 02 June 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka rikonfirmuar qëndrimet e liderit të partisë Kadri Veseli, se në seancën e së mërkurës asnjë deputet i PDK nuk do ta votojë qeverinë Hoti.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK, Avni Bytyçi:

-Advertisement-

PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lajmet për kinse “vota të PDK-së për qeverinë Hoti” janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera