Lajme

Bytyçi i PDK’së: Haskuka e mbyti Prizrenin me korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 13 October 2020

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, shkruan pas raportimeve se asambleisti i VV-së ka fituar tenderë nga komuna. Ai thotë se kreu i Prizrenit Mytaher Haskuka, e mbyti komunën e tij me korrupsion, edhe pse kreytari gjatë fushatës kishte premtuar të kundërtën.

Ai gjithashtu thotë se kjo komunë meriton një qeverise me të mirë, duke aluduar në partinë që përfaqëson.

Bytyçi shkruan:

-Advertisement-

Mytaher Haskuka (Myta), nuk e mbyti korrupsionin në Prizren, siç kishte premtuar Albin Kurti. Përkundrazi, Myta e mbyti Prizrenin me korrupsion!

Keq-qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë është shndërruar në një tregim tragjik, ku keqmenaxhimi, korrupsioni e nepotizimi janë bërë personazhe kyqe të një komune e cila meriton një qeverisje më të mirë!

#PDKporikthehet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera