Sport

Bylbyl Sokoli tregon se kur do të nënshkruajë me Flamurtarin

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 12 December 2019

Bylbyl Sokoli, është trajner i ri i Flamurtarit.

Lajmin e ka bërë të ditur Sokoli për Sportin në KTV.

Ai ka thënë se pas një takimi me kryetarin, Imer Ademi, janë marr vesh që të udhëheq ekipin nga kryeqyteti.

-Advertisement-

“Jemi takuar me kryetarin e klubit, Imer Ademin dhe jemi marr veshë që unë ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Pra, parimisht jemi marr veshë dhe të premten ka mbetur që ta nënshkruajë kontratën dhe të prezantohem te Flamurtari”, ka thënë Sookoli.

Trajneri i shumë skuadrave kosovare, do ta zëvendësoi Sunaj Keçin, i cili ishte në krye të “kuqezinjve” në 7 ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor, duke e drejtuar ekipin me mjaft sukses pas largimit të Artim Shaqirit, ku arriti 3 fitore, 1 barazim dhe pësoi 3 humbje.

Bylbyl Sokoli, ishte i papunë që nga ndarja me Prishtinën, ku kishte dhënë dorëheqje pas dy xhirove, sic kishte deklaruar për shkaqe shëndetësore.

60 vjeçari e gjen Flamurtarin në vendin e 9-të në renditje me 19 pikë, pozitë e cila në fund dërgon në Ligën e Parë.

Një mision të tillë, Sokoli e kishte marr edhe në janarin e këtij viti, ku kishte arritur ta mbajë Ferizajn në elitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera