Sport

Bylbyl Sokoli tregon se çka i nevojitet Edon Zhegrovës

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 17 November 2020

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i ftuar në emisionin ‘Express’ në KTV, ka folur për ndeshjet e fundit të kombëtares së Kosovës dhe për sfidën e ardhshme ndaj Moldavisë, shkruan Gazeta inFokus.

Sokoli në një moment është ndalur për të folur edhe për Edon Zhegrovën, i cili po kritikohet shumë nga tifozët për lojë individuale.

Trajneri i shumë skuadrave kosovare ka thënë se Zhegrovës i nevojitet punë profesionale dhe pedagogjike.

-Advertisement-

“Jam i sigurt se Zhegrovës i nevojitet punë profesionale dhe pedagogjike që duhen shumë biseda dhe seanca teorike me të, pse jo edhe me të tëra repartet”, ka thënë Sokoli.

Kosova nesër mbrëma luan ndaj Moldavisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera