Sport

Bylbyl Sokoli parashikon rezultatin e El Clasicos

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 23 October 2018

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka parashikuar derbin e madh të fundjavës që zhvillohet në Spanjë në mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sokoli thotë se në ndeshjen ‘El Clasico’ do të ketë gola. “Mendoj se do të fitojë Barcelona. 2:1 ose 3:1 do të përfundojë takimi. Në këtë ndeshje do të ketë gola pasi që në derbi zhvillohet lojë e hapur”, ka thënë Bylbyl Sokoli për emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ai apelon që njerëzit mos të ndikohen nga ai për të luajtur bastore. “Shpresoj se nuk do të ndikohen për të luajtur në bastore”, shtoi Sokoli.

-Advertisement-

Dueli Barcelona – Real Madrid zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 16:15.

Ky trajner momentalisht nuk është i angazhuar në asnjë ekip.

Sokoli ditë më parë u largua nga skuadra e Llapit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera