Buzhala: Për disa muaj e kemi bartur barrën e furnizimin me rrymë, kur u shterën resurset i filluam kufizimet
Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 25 Dhjetor 2021
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se janë detyruar që të rikthejnë reduktimet për shkak të tri faktorëve që sipas tij kanë ndikuar në krizën energjetike në Kosovë.
Ai tha se është rritur konsumi i energjisë elektrike si dhe janë rritur çmimet e importit.
“Vendi aktualisht është duke u përballur me vështirësi bukur të mëdha. Në bazë të analizave që janë bërë janë tri faktorë që ndikojnë në këtë gjendje është rritja e madhe e konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që ka rritur çmimet në nivel shumë të lartë. Konsumi ka arritur deri në 1400 MW në orë që nuk është shënuar asnjëherë në histori të Korporatës. Prodhimi shkon në 600 MW dhe e kemi jashtë njësinë B të termocentralit Kosova B. Edhe çmimet e importit po shkojnë në 600 euro për MW e që janë 10 fish më të larta sesa vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Më tutje, Buzhala deklaroi se KEDS është detyruar që të fillojë me kufizime për herë të parë në historinë e kompanisë.
Për fillimin e këtyre kufizimeve ai tha se është marrë vendim pas shterjes së resurseve.
“Ne për disa muaj e kemi bartur barrën e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët. Nuk kemi aplikuar reduktime për asnjë konsumatorë derisa na u shtjerrën resurset. Komplet sistemi është bërë likuid dhe ne kemi filluar me kufizime. Po flasim për kufizime që kanë ndodhur për herë të parë në historinë e kompanisë, domethënë pas tetë vitesh kemi filluar me kufizime pas tetë vitesh”, ka thënë ai

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...


































