Lajme

Buzhala per 25 milione euro të Telekomit që po ia merr Blerim Devollit: Ky është krimi me i madh në 20 vitet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 30 October 2020

Pas lajmit se kompania e Blerim Devollit, Dardanet ia zhbiu 25 milionë euro Telekomit të Kosovës, me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala, shkruan Gazeta inFokus.

Buzhala me ironi e ka uruar Blerim Devollin, duke thënë se ky akt i tij duhet shënuar si krimi më i madh i këtyre 20 viteve të fundit.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Urime Blerim Devolli, u tregove me i forte se krejt na

Ne nderkohe Blerim Devolli ka fillu me i marre 25 milion euro tonat. Le te shenohet ky krim qe eshte me i madhi ne 20 vitet e fundit, e qe ne nje forme ose ne nje tjeter NUK KA POILITIKAN NE KOSOVE QE NUK KA MARRE PARE PREJ TYNE. Kuptohet dikush me shume e dikush me pak, dikush milionat e dikush disa mijera, dikush per zgjedhje e dikush per villa e jahta. Kjo eshte irrelevante tash. Ai po i merr miliona euro e na e kemi zgjate qafen sikur kingji. Plus, perpara se me i marre keto 25 milione, Blerimi per me shume se dhjetera vite te tjera i ka marre edhe disa dhjetera miliona te tjera. Ky eshte episodi i fundit i kesaj tragjedie. Mijera punetore te tjere te Telekomit tash le te bohen gati per me kalu ne varferi, sepse shteti i Kosoves ka te tjera plane”, ka shkruar Berat Buzhala në Facebook./Gazeta inFokus/

Urime Blerim Devolli, u tregove me i forte se krejt na

Ne nderkohe Blerim Devolli ka fillu me i marre 25 milion euro…

Posted by Berat Buzhala on Friday, October 30, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera