Lajme

Buzhala paralajmëron ardhjet e reja në T7, kush janë gazetarët e njohur që i bashkohen televizionit?

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 25 October 2020

Berat Buzhala ka thënë se T7 dhe Gazeta Express janë në një fazë të zgjerimit të investitorëve.

I ftuar “N’Konak” me Kosovë Gjocin, drejtori i T7 dhe Gazetës Express tha se ato nuk janë shitur ende, por janë duke e shtuar numrin e investitorëve në kompani.

“T7 dhe Gazeta Express nuk janë  shitur ende, jemi në një  fazën të zgjerimit të investitorëve kemi  gjetur investitorë të rinj, do të ruhet struktura organizative dhe unë do të mbetem drejtor”, ka thënë Buzhala

-Advertisement-

Ai tregoi se me ardhjen e investitorëve të rinj, do të rriten edhe investimet si në hapësirat televizive me studio të reja, e po ashtu do të ketë edhe në prurje të reja të gazetarëve e moderatorëve të njohur kosovar.

“Do të ketë risi edhe në staf, do të jetë një moderator i njohur i ekraneve që shumë shpejt do u bashkohet T7. Të hënë do të bëhet edhe prezantimi i tij”, ka thënë ai.

Po ashtu, Buzhala tha se T7 ka angazhuar artistin e njohur kosovar, Genc Salihu si drejtor kreativ, ndërsa që do të ketë edhe shou e emisione të reja. Një ndër to është edhe “Gladiatori”.

Klikoni këtu për intervistën e plotë të gazetarit Berat Buzhala dhënë N’Konak me Kosovë Gjocin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera