Buzhala ndan rrëfimin prekës për ditët e fundit me babanë e ndjerë

Autori: Gazeta inFokus
22:00 | 04 July 2023
Në prag të tre vjetorit të ikjes nga kjo botë të babait të tij, gazetari, Berat Buzhala, ka vendosur që të ndajë kujtimet nga ditët e fundit bashkë me siç e quan ai, ‘t’atin’, raporton Gazeta Sinjali.
Me një shkrim tejet prekës, i cili që në rreshtat e parë të bën mishin kokrra-kokrra e sytë t’i mbushë lot, Buzhala ka treguar për humbjen e tij të madhe dhe të pariparueshme.
“T’at a je mirë, se nuk po më dokesh?”, e nis rrëfimin ai për ditën kur e kuptoi se babai i tij veçse kishte marrë rrugën për në amshim.
“E mora supën dhe e zbarza në një pjatë, pastaj e mora bukën që e mbaja të mbështjellë në pëlhurë dhe e hodha aty. “A po e han pak”, i thashë. Më kaploi një frikë sepse e pashë që reflekset nuk i kishte si ato të djeshmet. Nuk po arrinte ta kapte lugën qysh duhet dhe mua po më shikonte pak më ndryshe”, tregon Buzhala.
Ai ka ndarë kujtime personale nga jeta prej mbi 4 dekadash bashkë, për pajtimet e mospajtimet me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, ka folur për dashurinë e pastër babë-bir.
Ky rrëfim personal i Buzhalës është ndarë në disa pjesë, teksa pjesa e parë është publikuar sonte.
I ndjeri, babai i tij, ka humbur jetën më 11 korrik të vitit 2020 si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV-2.

Të tjera
-
Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot me ceremoni ...
-
Ministri i Jashtëm i Tanzanisë arrin në Kosovë
Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin ministri i Jashtëm i Ta...
-
Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme ...
-
Vdes një 34-vjeçar në bregdetin e Durrësit, një 31-vjeçare në gjendje të rëndë, dërgohet për në spital
Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një 34-vjeçar...
-
Gjendet 14 vjeçarja nga Fushë Kosova që ishte raportuar e zhdukur
Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte rapor...
-
Me ftesë të Osmanit, në Kosovë arrin kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka arritur për vizitë zyrtare...
-
Francë: Dy të vdekur, mbi 500 të arrestuar gjatë festimeve pasi PSG fiton Ligën e Kampionëve
Dy persona kanë vdekur, qindra janë arrestuar dhe janë djegur vetura në Franc...
-
Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë
Është identifikuar personi që humbi jetën në një vetaksident të rëndë, i ndod...
-
Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka r...
-
Ky është i riu në Skenderaj që u dërgua në QKMF pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Burojë të S...
-
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF’në e Skenderajt
Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj...
-
Bajrami shkruan për “strukturën e mafisë energjetike” në Kosovë: Prokuroria të merret me të para se ajo të shkatërrojë çdo gjë
Bajrami shkruan për “strukturën e mafisë energjetike” në Kosovë: Prokuroria t...