Lajme

Buzhala: Koha si deputet i PDK-së ka qenë dështim

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 25 October 2020

Gazetari Berat Buzhala duke folur për periudhën kur ka qenë deputet, ka thënë se ofrimi më shumë se që është dashur më PDK-në, e ka shtyer që t’i futet politikës, e që e konsideron veprim jo fort të menqur.

Ai N’Konak me Kosovë Gjocin, tha se në atë kohë është futur në PDK me idenë se mund ta ndryshoj atë nga brenda, por që sipas Buzhalës, kjo ishte dhe është e pamundur.

Edhe pse gabim, Buzhala thotë se ka mësuar nga ajo kohë. Derisa shtoi se ka dhënë dorëheqje para 120 vetave të Këshillit Drejtues të PDK-së, duke akuzuar Hashim Thacin e Kadri Veselin për keqmenaxhim të partisë dhe shfrytëzim të fuqisë së tyre për caktimin e njerëzve në poste dhe duke iu treguar të gjithë të pranishmëve në mbledhje se ka jetë edhe pa PDK.

-Advertisement-

Klikoni këtu për intervistën e plotë të gazetarit Berat Buzhala dhënë N’Konak me Kosovë Gjocin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera