Lajme

Buzhala: Hyrja ime në gazetari, e rastësishme!

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 25 October 2020

Gazetari dhe analisti tash i njohur, Berat Buzhala, tregon se në gazetari u fut krejt rastësisht.

Si mysafir N’Konak me Kosovë Gjocin, ai ka treguar se derisa ishte duke studjuar në shkallën e tretë në Fakultetin Juridik, më ndihmën e priftit në Klinë ishte punësuar tek KFOR-i italian. Por, pas konsultimeve me prindin, kishte vëndosur ta linte punën edhe t’i vazhdonte studimet.

Rrugës për në Prishtin, Buzhala thotë se takoi një djalë, i cili kishte filluar punë si gazetar në gazetën Zëri.

-Advertisement-

“Nuk e kam pasë idenë me punu gazetar. Ajo ide më lindi aty për aty. Se jam edhe në jetë në përgjithësi pak ad – hoc. E pyeta a pranojnë gazetar tjerë aty? Edhe më të kam shku, jam taku me Zenun Celajn, më tha filloja si praktikant”, tregon Buzhala.

Ai thotë se konkurrenca aty ishte e madhe, por që arriti të binte në sy me disa shkrime për komunën e Prishtinës, me një nga të cilat edhe arriti ta fitoj cmimin “Gazetari i vitit” për gazetari hulumtuese.

Më pas, ka vazhduar punën në Koha Ditore, pastaj shkurt në Lajm, për të përfunduar me Gazetën Express, ku sot është edhe drejtor edhe aksionar.

Klikoni këtu për intervistën e plotë të gazetarit Berat Buzhala dhënë N’Konak me Kosovë Gjocin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera