Lajme

Buzhala: E pështyenim ekranin kur delnin në TV politikanët që i nënshtroheshin Millosheviçit

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 25 October 2020

Berat Buzhala ka thënë se qysh si fëmijë ka qenë i politizuar.

I ftuar në emisionin N’Konak me Kosovë Gjocin, Buzhala ka kujtuar kohën kur ishte fëmijë.

“Si fëmijë kemi qenë të politizuar, e kemi pasur një kullë, ku ka qenë televizori edhe i kemi dëgju lajmet, e kemi pështy ekranin sa herë ka dal ndonjë politikanë i cili iu ka nënshtru politikës së Millosheviçit, i madh e i vogël kemi qenë të politizuar”,  ka thënë Buzhala

-Advertisement-

Ai tregoi se qysh atëherë ka qenë një fëmijë sherr, që nuk iu ka bindur atyre që kanë thënë të tjerët, por ka qenë një nxënës i mirë dhe i interesuar për sport, lexim e debate.

Ëndrra e tij ka qenë të bëhej futbollist, derisa punët e fshatit i ka nisur qysh si i vogël.

Ai tregon se gjatë kësaj periudhe i ka ruajtur lopët, ka prashitu e kositur, ka pre dru etj.

Punët që nuk i ka dashtë ai thotë se ka qenë vjelja e fasulës, ndërsa interesant, edhe pse jo punë të lehta, i janë dukur, kositja dhe krasitja e lisave.

“Me kosit kam pasë qef. Pasulin e kam pas merzi”, tregon Buzhala.

Klikoni këtu për intervistën e plotë të gazetarit Berat Buzhala dhënë N’Konak me Kosovë Gjocin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera