Lajme

Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 30 May 2023

Berat Buzhala, gazetar, është shprehur i shqetësuar në Pressing të T7, për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili të martën në një prononcim për “The Guardian” e ka cilësuar si “naive”, reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken, i cili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në Veriun e Kosovës.

Buzhala tha se Kurti po e ofendon sekretarin e një shteti prej të cilit varet ekzistenca e Kosovës.

”Serbia ka jap miliarda me na sjellë këtë gjendje me SHBA-në, me disa kongresmenë e senatorë e Albin Kurti e bëri për dy ditë”, ka thënë Buzhala, teksa ka shtuar se “nuk është e nevojshme që dikush të flas serbisht për punuar Kosovën”.

-Advertisement-

Më tutje, Buzhala ka pyetur se nëse Kurti ka këtë qasje ndaj Kurtit, atëherë cili është plani B i tij.

“Kush është plani B, Rusia, Kina, kush”, pyeti Buzhala

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera