Buzët, thonjtë, gjoksi dhe kërdhokullat – si mund t’ju paralajmërojë dukja juaj për sëmundjet e rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 18 January 2019
Shikohuni mirë në pasqyrë dhe do të mësoni se a ju mungon diçka
Në vend që të kujdeseni për rrudhat dhe gushën, shkencëtarët ju këshillojnë që t’i kushtoni kujdes dukjes suaj të përgjithshme, sepse ajo mund t’ju tregojë se a vuani nga ndonjë sëmundje, transmeton Telegrafi.
Kushtoni kujdes dukjes suaj fizike dhe mund të jetoni dukshëm më gjatë.
Shkencëtarët kanë konstatuar që ajo se si dukeni nga jashtë flet shumë për atë se çfarë ndodh brenda organizmit tuaj. Madje mundeni edhe të parashikoni problemet potenciale dhe t’i pengoni me kohë.
Studimi i cili tani është botuar shpjegon që dhjami rreth stomakut nuk është i lidhur vetëm me sëmundjet e zemrës, por edhe me sëmundjen e Alchajmerit. Edhe në çka do të duhej t’i kushtoni kujdes.
Buzët
Buzët e thata dhe të çara, si edhe mukoza e cila grumbullohet në këndet e tyre mund të jenë shenjë e sistemit të imunitetit shumë të dobësuar, madje edhe të sindromës së Shergenit – sëmundje të rrezikshme autoimune.
Thonjtë
Kur flasim për thonjtë nuk është fjala për atë që nuk janë mirëmbajtur me manikyr, por për dëmtimet e vërteta të thonjve, të cilat mund t’ju tregojnë shumë për shëndetin tuaj. Kur ju lakohen thonjtë nga të gjitha anët, por jo në mënyrë të rregullt nga poshtë, atëherë mbase keni problem me hekurin, aneminë, sëmundjet e zemrës dhe hipotiroidet. Nëse thonjtë tuaj kanë ngjyrë rozë vetëm në rrënjë, ndërkaq pjesa tjetër është e bardhë, ndoshta keni problem me mëlçinë, veshkat, me zemrën apo me diabetin.
Gjoksi i madh dhe kërdhokullat
Femrat të cilat kanë bel të ngushtë, ndërkaq gjoks të madh dhe kërdhokulla të gjera kanë në trup nivel të ngritur të thartirave yndyrore omega-3. Një studim i madh i bërë në Pitsburg ka treguar që kjo nxit rritje të qelizave të trurit. Gjithashtu femrat e këtilla janë më fertile.
Kofshë të vogla
Hulumtimi ka treguar që njerëzit të cilët kanë kofshë më të shkurtra se 62 cm mund të vuajnë shpesh nga sëmundjet e zemrës, mirëpo i kërcënon edhe vdekja e hershme. Ata të cilët kanë kofshë të ngushta janë të prirë të sëmuren nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Sytë
Të gjithë mendojnë që qeskat nën sy janë vetëm tregues të lodhjes. Mirëpo, ato mund të jenë shenjë e futjes së tepërt të kripës në organizëm, sepse lëngu mblidhet nën sy, andaj krijohen qeskat. Gjithashtu, mund të tregojë edhe që keni pirë tepër alkool, prandaj jeni të fryrë. Qeskat janë edhe shenjë që diçka nuk është në rregull me gjëndrën tuaj tiroide dhe me veshkat.
Gjoksi i madh
Krahë të mëdhenj mund të tregojnë probabilitet më të madh për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, thuhet në studime. Kjo është e lidhur me muskuj të gjatë dhe të fortë. Muskujt janë inde të cilat më së shpejti i djegin kaloritë. Qelizat muskulore reagojnë shumë më shpejt ndaj insulinës se sa qelizat e tjera në trup, andaj më lehtë zbërthejnë sheqerin dhe për këtë shkak niveli i glukozës në stomak është më i ulët. Mirëpo shansi për zhvillim të sëmundjeve të zemrës është më i ulët.
Dhjami rreth stomakut
Grumbullimi i yndyrave në stomak pothuajse në pjesën qendrore të tij ka të bëjë me zvogëlimin e qelizave të trurit, ndërkaq kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e demencias, sëmundjeve të Parkinsonit dhe të Alchajmerit.
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...