Lifestyle

Buzëkuqi kombinohet me ngjyrën e lëkurës

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 28 August 2017

Grimi i përditshëm duhet të kombinohet me ngjyrën tonë të lëkurës. Është një rregull kyç, që përdorim gjithnjë për të blerë produkte kozmetike, transmeton “Zeri.info”.

Përse mos ta respektoni këtë rregull edhe me buzëkuqin? Shkëlqyesit ngjyrë rozë u shkojnë të gjithëve dhe në veçanti atyre që kanë lëkurë të çelët.

Tonalitetet pak më të ndezura, si rozë e theksuar, u shkojnë atyre që kanë flokë të kuq dhe lëkurë të çelët.

-Advertisement-

 

Tonalitet ngjyrë kafe janë ideale për flokë të kuqe apo gështenje dhe me lëkurë jo shumë të çelët.

Nxjerrin në pah të bardhen e syrit.

Ngjyra e purpurt kombinohet shumë bukur me lëkurë të errët dhe me flokët tek nuancat e errëta, përcjell “Zeri.info”.

E kuqja e ndezur është një ngjyrë shumë e vështirë edhe pse e bukur.

Është perfekt për ato që i kanë flokët ngjyrë të errët.

Ndërsa ngjyrat metalike, mbi të gjitha në buzë, janë shumë të vështira për t’u kombinuar për ato që kanë lëkurë të çelët. Kështu që bëni kujdes të mos ekzagjeroni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera