Lajme

Buxhovi thotë se monumenti i Gazemistanit është dashur të rrëzohet kur u ngrit shteti i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 15 July 2022

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se monumenti në Gazimestan është dashur të rrëzohet në momentin kur Kosoba ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

Buxhovi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se dita e Shën Vidit, e njohur më shumë si Vidovdan është inskenim, dhe nuk është manifestim fetar.

“Gazimestani nuk është më kurfarë manifestimi fetar sic e quajnë ata Vidovan, është inskenim por Serbia edhe historinë e ka me inskenime të tilla e mashtrime. Patjetër që e kemi hëngër e hajmë edhe sot gjithë ditën, por në këtë drejtim g nuk bjen në kompetencat e këtyre manastireve e objekteve që i ka Gracanica, janë ato krejt monumentet”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje ai tha se ai monument shfrytëzohet për shovinizëm dhe nacionalizëm.

“Ky është një monument që është dashur të rrëzohet, në atë moment që shteti i Kosovës e ka futur legjtimitetin. Ai po shfryzohet për shovinizëm dhe nacionalizëm. Nëse i shikoni mbishkrimet qa shkruajnë, aty ditë e natë hapet urrejtje”, tha Buxhovi.

Ceremonia fetare në Gazimestan mbahet çdo vit pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar, nën administrimin jugosllav, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera