Buxheti shkas për përplasjen Krasniqi-Konjufca
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 30 January 2019
Ndonëse nuk është pikë e rendit të ditës për seancën e sotme, buxheti ka përplasur deputetin e PDK-së Memli Krasniqin me atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.
Krasniqi ka thënë se opozita pa asnjë fije turpi po e vendosë Kosovën në kolaps.
“Këta kanë të drejtë që të mbajnë qëndrime çfarëdo qofshin politike e drejtë e tyre është edhe me tentu me e dërgu vendin në kolaps, pavarësisht arsyetimeve që ata mund t’i japin populli jonë e ka një fjalë të urtë popullore shumë të mirë kjo sjellje për inati të resë më vdektë djali këtyre mundem me iu dukë se u jep ndonjë shërbim politik ditor sot, por e vërteta është që në disa javë të ardhshme dhe pa paragjykim ndoshta në gjatë gjithë muajin mos votimi nga ana e opozitës qoftë pro e që do duhej të ishte pro përkundër luftës politike, apo qoftë kundër është tentim i drejtpërdrejtë i hapur pa asnjë fije turpi për me e vendos Kosovën në kolaps, dhe nëse do opozita që me e vendos Kosovën në kolaps siç edhe e thanë realisht”, u shpreh ai.
Këtë e ka kundërshtuar Konjufca duke thënë se Kosovën është duke e shkatërruar keq qeverisja, hajnat dhe korrupsioni.
Ai ka thënë se kjo qeveri duhet të “ecë në shtëpi”, sepse nuk ka kapacitet t’i paguajë pagat për popullin.
Konjufca ka sygjeruar që Ministri i Financave, Bedri Hamza duhet të largohet, pas gjendjes së krijuar së fundi nga grevat në sektorin publik.
“Nëse për një gjë jam i sigurt se çka është duke e shkatërruar Kosovën është korrupsioni dhe hajnia, keqqeverisja që po vazhdon edhe kësaj dite duke shkuar deri tek projektet për copëtimin e Kosovës, këto janë ato që janë duke e shkatërruar Kosovën, askund në botë nuk kam dëgjua këso lloj qeverie që thotë se nëse opozita nuk na e voton vendimet atëherë jeni kundër qytetarëve të vendit, kurrkund në botë nuk ka, çdo kund në botë qeveria e ka një moral minimal nuk mundet me pagu popullin ec prej qeverisjes, ditën e mirë, nuk po mundet me e pagu popullin, është Qeveri e cila nuk e ka kapacitetin elementar me ia dhënë rrogat njerëzve. Kjo qeveri shkon në shtëpi, kur nuk e ki kapacitetin me i pagua njerëzit. Domethënë unë po rri në kolltukun e nxehtë ti ama votën për buxhetin. Nuk ka vota për këtë buxhet, ministër (Hamza) nuk po të funksionon kuleta ec në shtëpi”, ka shtuar ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...