Buxheti për komunitetet, Kurti: Një republikë e të gjithëve
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 01 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar sot lidhur me ndarjen buxhetore për komunitetet në Kosovë, gjersa thekson se Kosova është një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se këtë vit ndanë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuan 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.
Lexoni postimin e plotë:
Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës. E tillë është Kosova. E tillë është qeverisja jonë.
Në vitin 2022, mbështetëm 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve. Këtë vit, ndamë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete
Me qëllim të njëjtë, themeluam dhe Grupin ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Vitin e kaluar, 104 qytetarë të këtyre tri komuniteteve, përfituan nga trajnimet që ofrohen nga Qendra e Trajnimeve Profesionale – trefish më shumë se një vit më herët. Ndërsa të dhënat e Agjencisë së Punësimit për vitin 2022 tregojnë se është shënuar një rritje prej 31% të numrit të vendeve të punës që kjo agjenci ka gjetur për komunitetet jo shumicë, ndërkaq që numri i vendeve të punës për komunitete jo shumicë, përbën 12.5% të totalit të vendeve të punës të gjetura përmes kësaj agjencie.
Më tej, komunitetet jo shumicë përbëjnë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente, në kuadër të masave tona për efiçencë të energjisë. 9% e praktikantëve me pagesë përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve “Kosovo Generation Unlimited”, vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.
Krahas buxhetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive të reja për 19 familje, pakove ushqimore dhe higjienike për 373 familje, orendi për 58 familje dhe materiale ndërtimore për 102 sosh, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi ndarë edhe 2 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive bashkë me 1 milion tjera për projekte infrastrukturore prej të cilave përfitojnë veçanërisht pjesëtarët e komuniteve jo shumicë në komuna të vendit tonë.
Ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës. Sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.
Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, kemi rritur kapacitetet e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor në gjuhët zyrtare. E përtej ligjit, së fundmi kemi filluar edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën serbe, për informim më të mirë dhe më të drejtë të qytetarëve serbë me vendimet e qeverisë së tyre.
Nga shkurti i këtij viti e kemi rifilluar procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut duke ofruar kështu më shumë mundësi të reja të punësimit bartësve të këtyre diplomave.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...