Buxheti për FSK-në për vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus
08:38 | 16 November 2022
Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro. Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thekson se këto mjete duhet të shpenzohen për blerjen e mjeteve ushtarake si dhe për kapacitete njerëzore. Kastrati për Radio Kosovën thotë se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar. Prandaj, edhe buxheti prej 123 milionë eurosh nuk mjafton për blerjen e armatimit.
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Nga ky buxhet, 123 milionë janë ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Ish udhëheqësi i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, thotë se këto para, nuk mjaftojnë për blerje të armatimit duke pasur parasysh ngritjen e çmimeve të çelikut dhe materialeve të tjera që përdorën për prodhimin e armëve.
“Mendoj që këto para, nuk janë të mjaftueshme. E tash, Qeveria duhet të mendojë edhe për forcat ajrore siç janë helikopterët. Duhet të mendojë edhe për pajisjet e tjera individuale dhe kolektive që janë shumë të kushtueshme. Edhe ato armë që ka tani FSK-ja, janë të vjetruara. Mendoj që Qeveria do të duhej t`i ndajë mbi 200 milionë euro ose të rrisë 1.7 për qind të bruto produktit vendor”, deklaroi ai.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, thotë se blerja e armatimit, trajnimet, shkollimet dhe planifikimet e tjera të furnizimit dhe e gjithë struktura brenda forcës, janë në planin gjithëpërfshirës.
“Nëse flitet tash për blerje armatimesh e për kalim dhe tejkalim të projektit dhe planit atëherë është jo reale, ai plan mund të ndryshohet vetëm me ndihmën teknike të SHBA-së”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti Enver Dugolli thotë se buxheti i tanishëm prej 123 milionë eurosh, që sipas planit gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, do të duhej të arrihet në vitin 2028.
“Kemi arritur shumë në këtë fazë dhe besoj që kjo do ta përshpejtojë procesin e kompletimit të pajisjeve, trajnimeve, blerjeve ushtarake, infrastrukturën, akomodimin dhe kompletimin sa më të shpejtë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit”, theksoi ai.
Me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti Qeveria formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla.

Të tjera
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...
-
Sulmi me dronë, Zelensky: Veprimet e Ukrainës padyshim që do të hyjnë në librat e historisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhj...
-
Kjo është 24-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Polluzhë të Drenasit
Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi...
-
“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat
Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kun...
-
Shefi gjerman i Mbrojtjes: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme
Anëtarët e aleancës perëndimore të NATO-s duhet të përgatiten për një...
-
Haradinaj: Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni, William Walker
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e ish-ambasadorit...
-
Një vjet nga vdekja e kolonel Zejnullah Prokshit, përurohet pllaka përkujtimore për nder të tij
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në nj...
-
Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim më të madh për punët që mbahen nga gratë
Sipas një raporti të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbi ...
-
Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen
Një person vdiq dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në...
-
Rusia konfirmon se Ukraina kreu sulme me dronë në aeroporte
Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar se pati sulme nga Ukraina në aero...
-
Ngërçi në Kuvend, Tahiri: Kjo nuk është rastësi, është strategji e pushtetit aktual për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale
Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me dështimin e 24-t...