Fokus

Buxheti – Albin Kurti sot i kërkon para Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 12 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën do të mbledhë ministrat për të marr një vendim të rëndësishëm për kuletën e shtetit.

Ai duhet të kërkoi nga deputetët që të lejojnë shfrytëzimin e buxhetit edhe për një muaj derisa të miratohet buxheti i ri.

Në të kundërtën edhe pak ditë Kosova mund të futet në kolaps buxhetor.

-Advertisement-

Në rendin e ditës të cilin e ka siguruar Gazeta inFokus, është edhe vendimi për t’iu drejtuar Kuvendit të Kosovës, që ndarjet buxhetore të shtyhen edhe për muajin mars.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i rekomanduar dhe kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjatjen e ndarjeve Buxhetore edhe për muajin mars”, thuhet në rendin e ditës.

Ligjërisht buxheti i vitit të kaluar ka të drejtë të përdorët vetëm deri në fund të muajit shkurt, ndërsa vendimi i ri ka të bëj me përdorimin e 1/12 të tij për muajin mars.

Kjo do të bënte që të mund të bëhen veç pagesat bazike, shkruan gazeta inFokus.

Gjendja e tillë vije edhe pas vonesës së Qeverisë për t’u formuar derisa tash edhe PDK po bojkoton kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

E një bojkot i tillë i partisë më të madhe opozitare, nëse vazhdon edhe në komisionet parlamentare do të vështirësonte punën për buxhetin e ri të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera