Rozë

Butrint Imeri sjell këngën e re me video si film i metrazhit të shkurtër

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 22 October 2018

Butrint Imeri ka sjell projektin më të ri muzikor për adhuruesit e tij shumët.

Këngëtari shqiptar duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me projektet e tij muzikore, shkruan Gazeta inFokus.

“Kush”, titullohet kënga më e re e artistit, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë e cila po cilësohet si një fil i metrazhit të shkurtër.

-Advertisement-

Regjisor i videos është Shaban Shabani, i cili me përkushtimin dhe punën e tij ka bërë që videoklipi i këngës “Kush” më shumë t’i ngjajë një filmi të metrazhit të shkurtër se sa videoklipeve të deritanishme siç jemi mësuar t’i shohim.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtari gjersa producent dhe instrumentalin e ka bërë RZON.

Ndryshe, Imeri ka premtuar edhe këngë të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera