Lajme

Butikofer: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 18 October 2023

Deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, e ka kritikuar qëndrimin në Kinë i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Sipas tij, me veprime të tilla, Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

Deputeti gjerman ka vlerësuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçiqit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq refuzoi ta nënshkruante.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, ka shkruar ai nw platformën ‘X’.

-Advertisement-

Lëvizjet e fundit të Vuçiqit, i ka kritikuar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Vuçiq nga Kina pati kritika të shumta për Kosovën, derisa tregoi për bisedat që i zhvilloi atje, ndër të tjera edhe me Vladimir Putinin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera