“Buta” thotë se djegia e veturës së tij nuk ishte motivi i vrasjes së viktimës në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 12 September 2023
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj të martën ka vazhduar seanca ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, i cili akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, Betim Januzit i njohur me nofkën “Buta”. Por, ky i fundit gjatë dëshmisë para gjykatës tha se djegia e veturës së tij nuk ishte motivi i vrasjes.
Buta tha se vetura ishte e tij dhe jo e vëllait të tij, e që e njëjta ishte djegur 3-4 muaj para se të ndodhte ky rast dhe se e kishte të siguruar “full kasko”.
Dëshmitari tha se në ditën kritike kishte pasur koncert në Prizren, ku kishte qenë së bashku me vëllain e tij Qëndrimin, pasi që të njëjtin e kishte pasur menaxher, ndërsa pas mesnatës ishin kthyer në Ferizaj.
“Për në Prizren jemi nisur diku ka ora 09:00, ndërsa më kujtohet që jemi kthyer rreth orës 00:00-00:30 pas mesnatës, dhe me t’u kthyer unë së bashku me Qëndrimin dhe me një person të quajtur Rinor, dhe si zakonisht ku e vendosemi veturën atë natë ka qenë duke vozitur Rinori dhe ka marrë veprimin për ta vendosur veturën në garazh tek kompleksi banesor SNA, e që unë në një distancë prej 10-15 metra nga dera e garazhës e kam vërejtur se ka qenë i ndjeri me dy persona të tjerë”, tha “Buta”.
Ai sqaroi se më vonë e kishte kuptuar se kanë qenë katër persona dhe jo tre.
Tutje, i njëjti tha se ishte kthyer në banesë, ndërsa Qëndrimi e kishte telefonuar një shok të tij i quajtur Besnik Berisha, për të cilin dëshmitari tha se nuk e dinte se çfarë pune ka pasur Qëndrimi me të.
Ai tha se gjatë qëndrimit të tyre në Prizren, Qëndrimi nuk i kishte thënë asgjë në lidhje me raportet e tij me tani të ndjerin.
“Pas 10-15 minutave kam dalë nga banesa për të blerë cigare dhe sapo dola jashtë kam dëgjuar të shtëna të armëve dhe sirena të policisë, atë moment më ka thirrë në telefon Yll Islami, të cilin e kam shok. I njëjti më ka thënë nisu për Spital se i ka ndodhur diçka Qëndrimit, e kam marrë veturën dhe jam nisur në drejtim të Spitalit”, ka thënë tutje dëshmitari “Buta”.
Dëshmitari Januzi ka rrëfyer tutje, se pasi që ka arritur tek Spitali, aty e kishte vërejtur vëllain e tij Qëndrimin duke e futur në ambulancë për ta dërguar në Prishtinë.
“Aty prezent kanë qenë një numër i madh i shokëve të tani të ndjerit G., dhe mua më kanë sugjeruar shokët e mi që mos të qëndroj aty sepse është rrezik, po ashtu me kanë thënë mos shko as në shtëpi se kanë vërejtur disa makina jashtë banesës sime”, tha tutje dëshmitari.
Ai tha se tani të ndjerin e kishte shok dhe se e kishte marrë nëpër koncerte, ndërsa beson që pikënisja ku nisi “inati” i tani të ndjerit ishte mosdhënia e disa parave që viktima ia kishte kërkuar.
“Të ndjerin G. e kam njohur, e kam pas shok, e kam marrë në koncertet e mia dhe e kam paguar, dy vitet e fundit i njëjti është ndje si i lënë pas dore nga ana ime. Fillimisht, ka qenë një rast ku i njëjti më ka kërkuar para për një rast të tij që e kishte në gjykatë, unë i pata kërku vendimin e gjykatës të cilin ai nuk ma ka dhënë dhe për këtë arsye nuk ia kam pas dhënë paratë. Sipas meje kjo ka qenë pikënisja ku i ndjeri G. më ka marrë inat, dhe kemi ftohur raportet tona”, tha më tej dëshmitari.
Sipas dëshmitarit “Buta”, kërcënimet nuk i kishin raportuar në Polici, pasi kishin frikë nga tani i ndjeri.
“Lidhur me kërcënimet që vinin nga ai ne nuk i kemi raportuar në Polici, pasi që kemi pasur frikë nga ai pasi që i njëjti na ka kërcënuar edhe me vdekje shumë herë”, ka rrëfyer dëshmitari “Buta”.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Bekim Sylejmani e ka pyetur dëshmitarin se a e kishte të njëjtën frikë edhe kur e ka paraqitur në Polici rastin e djegies së veturës.
Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk e kishte paraqitur rastin e djegies së automjetit në Polici, pasi që kishte qenë në një koncert në Angli.
I pyetur nëse ndonjëherë dëshmitari Ramadan Sahiti i ka dërguar foto të G., pas ngjarjes kritike, dëshmitari pohoi se ia kishte dërguar një foto të viktimës, i cili kishte qenë në tokë i zhveshur e i pambuluar, të cilën gjë e kishte marrë si kërcënim.
Paraprakisht, në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitarët Vehbi Hyseni dhe Artan Spahija.
Dëshmitari Hyseni tha se i akuzuari ia ka vrarë të vetmin djalë,
“Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen. Ka qenë djali i vetëm, i kam 5 vajza”, tha ai.
Ndërsa, dëshmitari Artan Spahija ka rrëfyer se në ditën kritike ka qenë me tani të ndjerin dhe me disa shokë për të luajtur një lojë të quajtur “Gemer”, i njëjti tha se viktimën e kishte njohur për një kohë të shkurtër dhe nuk ka pasur raporte të afërta që të diskutonin rreth problemeve të tyre.
“Prej momentit që kemi dalur nga lojërat, unë së bashku me shokët kemi ecur së bashku në këmbë, duke lëvizur kah rruga e nënkalimit për të dalë dhe vazhduar tek rruga “Vëllezerit Gërvalla”, më kujtohet se tani i ndjeri ka lëvizur me një motor, e që nënkupton se ne së bashku kemi arritur tek një market emri i të cilit nuk më kujtohet dhe aty G., e ka lënë motorin, ndërsa kemi vazhduar të gjithë në këmbë në drejtim të rrugës së Gjilanit për tek marketi “Euro Market”, ka rrëfyer dëshmitari Spahija.
I njëjti, tregoi se pasi që kishin arritur tek marketi, kishin hyrë brenda ndërsa tani i ndjeri kishte qëndruar jashtë. Ai tha që nga brenda në market ka dëgjuar krisma nga armë zjarri dhe kishte tentuar të mbrohej.
“Në një moment kam dëgjuar krisma nga armë zjarri, dhe në atë moment isha duke qëndruar dhe kisha një pije në dorë, unë jam munduar që të fshihem sepse kam dëgjuar krisma, kur kam dalur nga marketi e kam vërejtur tani të ndjerin ishte në pozitë gjysmë i shtrirë duke mbajtur barkun me dorë, unë kam tentuar që t’i afrohem, mirëpo ka qenë një person i cili është prezantuar si polic dhe nuk na ka lejuar që ta prekim dhe t’i afrohemi. Ne aty kemi qëndruar edhe pak derisa ka ardhur ambulanca, dhe pastaj e kanë dërguar për Emergjencë, pastaj unë me shokë kemi shku tek Emergjenca për ta kuptuar gjendjen e G.,”, ka rrëfyer dëshmitari Spahija.
Seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet nesër (13 shtator 2023)./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...