Lajme

Bushati: Të respektohen marrëveshjet e Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 25 May 2017

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka ftuar homologët e vendeve të Ballkanit që të respektojnë marrëveshjet e arritura në samitet e mëparshme.

Apelin e tij Bushati e ka bërë në Romë, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit, të thirrur nga ai italian, Angelino Alfano.

“Është e nevojshme që të gjitha vendet pjesëmarrëse të kontribuojnë për të konsoliduar arritjet e procesit të Berlinit, si nga pikëpamja e dialogut politik, ashtu edhe nga ajo e zbatimit të projekteve të ndërlidhjes në transport dhe energji”, ka deklaruar Bushati.

-Advertisement-

Takimi i Romës i paraprin samitit të mëvonshëm mes ministrave të vendeve të rajonit, që do të mbahet në Trieste, shkruan TCH.

“Procesi i Berlinit duhet të prodhojë instrumente që e përshpejtojnë anëtarësimin në BE”, ka shtuar Bushati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera