Bushati s’përmend kufijtë, Pacolli kërkon që Tirana të bëhet pjesë e bisedimeve
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 14 September 2018
Shqipëria duhet të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë vlerëson Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në konferencën pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati. Ndërsa, ky i fundit gjatë vizitës së tij në Prishtinë, nuk po përmend temën e ndryshimit të kufijve ndonëse kjo përbën temën kryesore në Kosovë.
“Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos jetë duarkryq pala shqiptare duhet të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë të dialogut me Serbinë. Nëse mundet BE të jetë prezent dhe ShBA, pse jo Shqipëria”, ka thënë Pacolli gjatë takimit me Bushatin.
“E informova se dialogu përfundimtar pothuajse ka filluar, takimet vazhdojnë, edhe pse jashtëzakonisht i vështirë, ai duhet të ndodh… Ai nuk duhet të zgjas me dhjetëra vite. Çdo gjë është e hapur me diskutimet me Serbinë duke pas parasysh që Kosova është e pavarur.
”Pacolli më tutje ka bërë të ditur se Bushatin e ka informuar për mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë.
Ai gjithashtu tha se ka kërkuar nga ministri shqiptar që të ndihmojë Kosovën në arritjen e liberalizimit të vizave.“Shqipëria gjithmonë është në mbështetje të Kosovës si në rrafshin rajonal ashtu edhe ndërkombëtarë. Këtë vit përpjekjet tona të përbashkëta janë që Kosova të arrij synimin e vet për liberalizimin e vizave. Besoj që me punën tonë me vullnetin tonë do të arrijmë edhe këtë”.
“Ne udhëtojmë së bashku në Neë York ku kemi një mori takimesh të përbashkëta dhe kanë për qëllim faktorizimin e shtetndërtimit të Kosovës. Pala shqiptare sot është jashtëzakonisht e interesuar të ecën dialogu me Serbinë”.Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në fazën e fundit të dialogut, raporton EO.
“Shqipëria e ka mbështetur në mënyrë konsistente këtë proces pavarësisht se kush ka qenë në krye të punëve të vendit në Shqipëri dhe Kosovë. Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme teknike. Ne kemi demonstruar një unitet dhe solidaritet”.
“Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë në disa proceset në të cilat është e përfshirë Kosova. Sot ne gjithashtu kemi pasur mundësinë për të folur me mikun tim Pacolli edhe për sa i përket bashkëpunimit dypalësh. Dy qeveritë tona do të mblidhen në Pejë dhe do të jetë një mundësi e artë për atë që kemi arritur dhe për mangësitë”,tha Bushati.Ministri nga Shqipëria gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj, ndërsa më vonë do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Të tjera
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...