Lajme

Bushati: Ma shtrembëruan deklaratën për Kosovën, votuesit e VV-së kanë të drejtë revolte

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 03 April 2020

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Andi Bushati ka shpjeguar edhe njëherë deklaratën e tij ndaj situatës në Republikën e Kosovës, mocioni ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas tij, disa perona me tendencë i keqinterpretuan deklaratën nëpër media të ndryshme.

“I kam ndjekur disa reagime në Prishtinë që kanë qenë spekulime apo shtrembërime që unë kam dashtë me thënë.

-Advertisement-

Nxitje për gjakderdhje, dhune. Kjo është agjendë politike e disave me të cilët unë s’kam lidhje.

Ajo çfarë kam dashur të them se nuk mund ti kërkosh votuesve, pjesëtarëve të VV-së që mos të tregojnë pezmin dhe inatet ndaj asaj që ndodhi në Parlament dhe që ishte tradhti e qartë e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ky ka qenë thelbi që kam dashur të them”, ka thënë ai për KlanKosovën.

Sipas Bushatit, aktivistët e LVV-së kishin të drejtë të revoltohen.

“Mua më shqetësonte se një kastë politikanësh të së djeshme pavarësisht se dëshirojnë ta marrin pushtetin pa arritur votat, duan t’i mbyllin gojën edhe atyre që fituan. Unë u them se revolta është pjesë e vazhdimit të 6 tetorit. Me aktivizimin e juaj mbroni vullnetin tuaj”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera