Lifestyle

Burri vret veten për shkak të mungesës së seksit, policia arreston gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 12 August 2020

Një burrë në Indi ka vrarë veten për shkak të mungesës së seksit. Gruaja e tij, Geeta Parmar, 32 vjeç, banore në Maninagar në Gujarat, u arrestua me dyshimin se ajo e ka nxitur vetëvrasjen e bashkëshortit.

Këtë ankesë në polici e kishte bërë vjehrra e saj. Muli Parmar, 55 vjeç, pretendon se Geeta nuk kishte bërë seks me burrin e saj, Surndrasinh, gjatë 22 muajve martesë bashkë. Ajo u shpreh se mungesa e seksit e la djalin e saj në stres mendor pasi lidhja e tyre dështoi. Ndër të tjera vjehrra zbuloi se ata ishin duke fjetur në krevate të ndryshme dhe këtë gjë e kuptoi kur kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e tyre.

Surndrasinh i kishte treguar nënës së tij se ai dhe Geeta nuk kishin ‘

-Advertisement-

marrëdhënie fizike, thuhet në raportin e policisë.

Muli pretendon se Geeta kishte marrë vendimin se nuk do kryente asnjëherë marrëdhënie seksuale me burrin e saj dhe kjo gjë e kishte dëshpëruar burrin, ka raportuar “Times of India”.

Punonjësi i hekurudhës u martua me Geeta, gruan e tij të dytë, në tetor 2018 pas një divorci dy vjet më parë.

Çështja është nën hetim nga policia Shaherkotda në Ahmedabad, Gujarat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera