Lajme

Burri vret gruan me sëpatë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 November 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten në Prishtinë, ku një burrë po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se i dyshuari është vetëdorzuar në polici.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thëna Ahmeti.

-Advertisement-

Ndërsa burime të Gazetës Infokus kanë bërë të ditur se i dyshuari ka goditur me sëpatë viktimën deri në vdekje./GazetaInfokus/

Ky është 70-vjeçari që dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare dhe u vetë dorëzua

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera