Fun & Video

Burri që fle në shtrat me krokodilin e tij: I pëlqejnë përqafimet

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 15 March 2023

Një burrë ka treguar se fle në shtrat me krokodilin e tij.

Krokodilët zakonisht janë të frikshëm dhe njihen për natyrën e tyre agresive e sidomos prirjet për të ngrënë me kënaqësi çdo gjë që u del përpara, duke përfshirë njerëzit.

Jonathan Araiza, 29 vjeç, thotë se kafsha e tij e përkëdhelur Gamora vepron si një qen dhe lejohet të bredh në shtëpinë e tij sipas dëshirës.

-Advertisement-

“Ajo është e lirë të bredhë në shtëpi sipas dëshirës dhe kalon kohën e shtrirë në divane, në shtratin tim. Ajo di të ngjisë shkallët dhe në mënyrë të jashtëzakonshme dhe del nga pellgu i saj sipas dëshirës”, tha Jonathan nga Meksika, transmeton Klankosova.tv.

29-vjeçari duhet ta kontrollojë edhe temperaturën e shtëpisë së tij në mënyrë që zvarraniku të jetë në një mjedis të duhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera