Lajme

Burri nga Prishtina e kanos dhe e dëbon nga shtëpia gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 23 March 2022

Një burrë nga Komuna e Prishtinës e ka kanosur bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç kanosjes, ky burrë e ka dëbuar nga shtëpia gruan e tij. E për këtë Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosë dhe dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh në policë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera