Lajme

Burri nga Podujeva e kërcënon me vrasje gruan e tij, ajo thotë se ai ka probleme psikike

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 03 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një burrë në Podujevë, meqë i njëjti e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh, viktima ka thënë se i dyshuari ka probleme psikike. I dyshuari është dërguar në repartinb e psikiatrisë në QKUK.

“Podujevë 2.03.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera