Lajme

Burri nga Klina e gjen vëllain të vdekur në bodrum

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 28 December 2021

Një qytetar nga Klina ka raportuar në polici se e ka gjetur vëllain të vdekur në bodrum.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Klinë 27.12.2021 – 15:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në bodrum, ka gjetur viktimën (vëllain e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera