Lajme

Burri nga Fushë-Kosova kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 09 October 2021

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një burrë nga Fushë-Kosova është kapur duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare.

I dyshuar me vendim të prokurorit është liruar ndërkaq viktima është dërguar në strehimore.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 08.10.2021 – 22:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera