Lajme

Burri në Suharekë gjen një mjet shpërthyes në oborrin e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 31 October 2022

Një burrë në Suharekë në oborrin e tij ka gjetur një mjet dyshues të pashpërthyer. Ai ka njoftuar policinë e Kosovës, derisa njësia për deminim ka asgjësuar mjetin.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk raportohet për ndonjë incident, derisa mjeti është asgjësuar me kujdes nga njësiti përkatës i policisë.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera